Në kohën kur flitet për lëvizjen e pozicionit grek për Kosovën, palmer takohet me Dendias

14:15 | 10 Korrik 2021

Palmer takohet me Dendias, në kohën kur flitet për lëvizje të pocizionit grek për Kosovën.

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka takuar zëvendës-ndihmësin e sekretarit e shtetit Matthew Palmer, në kohën kur po flitet për një lëvizje të pozicionit grek drejt njohjes së Kosovës dhe pas deklaratës së vetë kryediplomatit grek se pavarësia e Kosovës është vulosur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Dendias ka shkruar se BE dhe SHBA kanë koordinim të ngushtë për perspektivën evropiane të Ballkanit.

“Pata një takim me Zv. ndihmës i Sekretarit të Shtetit dhe Përfaqësuesi Special i SHBA-ve për Ballkanin Matthew Palmer në Forumin e sotëm të Dubrovnik. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë koordinim të ngushtë për të adresuar sfidat në rajon, në fokus perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimet në Mesdheun Lindor”, ka shkruar Dendias.

Komento: