Kaos në komunën e Prishtinës, roja e fut pa rend një qytetar, shpërthen konflikti.
Një konflikt fizik mes një qytetari dhe sigurimit ka ndodhur para pak çasteve në Komunën e Prishtinës, si pasojë e pritjeve të gjata për kryerjen e shërbimeve.
Në videon shihet momenti kur sigurimi i Komunës së Prishtinës fjaloset me një qytetar.
Sipas lexuesit, konflikti mes tyre, ka ndodhur si shkak i mos-mbajtjes së rendit, ku sigurimi ka lejuar dikë t’i kryej shërbimet para qytetarit i cili po priste më shumë se gjysmë ore.
Menjëherë pas kësaj, në ambientet e komunës është parë edhe Policia e Kosovës.