Në komunën e Shpendit, gropat në rrugë i mbulojnë me ‘mbjelljen’ e pishave!

13:17 | 11 April 2019

Fshatrat në komunën e Prishtinës janë lënë mas dorë nën udhëheqjen e Shpend Ahmetit.

Shumë rrugë të fshatrave në rrethinë të kryeqytetit vazhdojnë të jenë me gropa.

Këto gropa në mes të rrugës po e rrezikon edhe jetën e qytetarëve.

Për të evituar me të keqën, disa banorë të fshatit Barileve kanë ‘mbjellur’ pisha në vendet ku janë hapur gropat, përcjell ORAinfo.

Në disa foto të siguruara nga ORAinfo, shihen pishat e ‘mbjellura’ në gropën e hapur në mes të rrugës në fshatin Barilevë të komunës së Prishtinës.

Një veprim i tillë edhe pse paraqet pengesë për veturat që kalojnë nëpër këtë rrugë, për banorët vlerësohet e këtij fshati vlerësohet i qëlluar pasi mund të rrezikohet jeta e qytetarëve që kalojnë në atë pjesë. /ORAinfo/

Komento: