Ukraina po vazhdon të jetë në luftë me Rusinë.
Të hënën pasdite, ka mbërritur në Kosovë gazetarja Daria Meshchriakova, e katërta gazetare që sistemohet në kuadër të projektit “Gazetarët në Rezidencë – Kosovë”.
Në njoftimin e lëshuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës thuhet se Meshchriakova është e specializuar për raportim në fushën e sportit dhe është njohëse e mirë e zhvillimeve në Kosovë dhe rajon.
“Në programin e mbështetur financiarisht nga Qeveria e Kosovës, gazetarët që janë detyruar të ikin nga Ukraina përfitojnë pagë mujore, pagesën e qerasë dhe sigurim shëndetësor”.
“Meshchriakova është pritur në aeroport nga kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, dhe përfaqësuesja ligjore e European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, Flutura Kusari, organizata këto implementuese të projektit”, thuhet në njoftim.