200 mijë kilogramë fishekzjarre hynë në Kosovë.
Sivjet ka rritje të importit të fishekzjarreve, për dallim nga viti i kaluar.
Këtë e ka thënë në “Sytë 7”, zëdhënësi i Doganave, Adriatik Stavileci.
Sipas tij, sivjet në Kosovë, kanë hyrë rreth 200 mijë kilogramë fishekzjarre, ndërsa në vitin e kaluar ishin 180 mijë kilogram, ku ishte edhe krizë pandemike.
Stavileci, ka shtuar se para rreth 10 vitesh, importi i fishekzjarrëve ka kaluar 1 milion kilogram, por që në vazhdimësi është në rënie, përveq vitit të sivjetëm.