Nê Kosovë, mbi 5 mijë raste aktive me koronavirus – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Nê Kosovë, mbi 5 mijë raste aktive me koronavirus

08:47 | 25 Shtator 2021

Mbi 5 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive është 5 mijë e 371.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 151 mijë persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga COVID-19 kanë vdekur 2,923 persona

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.880 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.241.949 doza të vaksinës.

Deri më sot 484.300 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Komento: