Në Kosovë nga 99-ta kanë ardhur 660 milionë euro përkrahje nga Qeveria e Gjermanisë

22:46 | 21 Shkurt 2023

Nga 99-ta, në Kosovë kanë ardhur 660 milionë euro përkrahje nga Qeveria e Gjermanisë.

Në Kosovë, nga viti 1999, kanë ardhur 660 milionë euro përkrahje nga Qeveria e Gjermanisë, ndërsa investimet e huaja direkte nga viti 2007 deri në vitin 2022 kanë kapur shifrën e 1.51 miliardë eurove, është thënë në një darkë të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), për të festuar 15 vjet bashkëpunim Kosovë – Gjermani.

Në darkë mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, e ministrat Liburn Aliu e Rozeta Hajdari.

Po ashtu mori pjesë edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ndër të tjera.

“Gjatë kësaj darke u fol për bashkëpunimin e frytshëm mes dy vendeve, duke filluar që nga viti 1999 e deri më sot. Nga viti 1999 në Kosovë kanë ardhur 660 milionë euro përkrahje nga Qeveria Gjermane, teksa investimet e huaja direkte nga viti 2007 deri në vitin 2022 kanë kapur shifrën prej 1 miliard e 51 milionë euro. Adresë e parë për investitorët që vijnë nga Gjermania është Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, që me një anëtarësi prej 200 kompanive përbën një nga katalizatorët e bërjes biznes mes kompanive kosovare dhe gjermane. Kjo darkë u konsiderua edhe një ogur për vazhdimin e mbarë të marrëdhënieve mes dy vendeve. Kjo darkë u konsiderua edhe një ogur për vazhdimin e mbarë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Gjermanisë”, thuhet në njoftimin e OEGJK-së.

Komento: