Paralajmërohet mundësia për vërshime në Kosovë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se reshjet e shiut pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim dhe sipas parashikimeve, mund të sjellin vërshime.
IHMK ka informuar se reshjet e shiut, të cilat kanë filluar nga18 nëntori pritet që të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, të cilat do të shtohen gjatë pasdites së të shtunës deri të hënën, më datë 21 nëntor, me intensitet dhe shtrirje të ndryshme territoriale.
Siç ka potencuar IHMK, më të theksuara do të jenë nëpër disa pjesë të Kosovës, sidomos në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Rahovec), pastaj pjesa veriore, qendrore, jugore edhe ajo lindore e vendit.
“Këto reshje mund të krijojnë kushte për vërshime të shpejta, (efekti flash flood), të cilët mund të shkaktojnë vështirësi dhe probleme, sidomos tek rrjedhat lumore me karakter malorë në formë të rrëkeve të shpejta, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut, mbyllje të sistemit të kanalizimeve dhe vështirësi në qarkullim.”, ka bërë të ditur IHMK.