KQZ ka vendosur që të rinumërohen edhe katër kuti nga vendvotime të ndryshme.
Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ, ka thënë se gjatë ditës së nesërme do të përfundoi procesi i numërimit të votave me kusht dhe të atyre personave me nevoja të veçanta.
Ndërsa, të shtunën pritet të rinumërohen edhe katër vendvotime të rejaa, vendim ky që u mor sot në mbledhjen e rregullt të KQZ-së.
“Siç e kemi bërë të ditur se 27 mijë vota janë të votave më kusht dhe vota e personave me nevoja të veçanta. Deri më ora 15 janë numëruar më shumë se gjysma e tyre, afro 13 mijë.
Gjatë ditës së nesërmen arrijmë të kryejmë procesin e numërimit të këtyre votave.
Gjithashtu gjatë ditës së nesërme planifikojmë të bëjmë rinumërimin e 4 vendvotimeve”
Në fillim të javës që vjen KQZ-ja do të del të shpallë rezultatin e 6 tetorit.