Në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë përmbytje pas shiut

15:26 | 19 May 2023

Përmbytje pas shiut në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë.

Reshjet e shiut shkaktuan përmbytje në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë.

Kroatët që jetojnë në qytetet Karlovac, Petrinja, Hrvatska Kostajnica, Gracac dhe Obrovac luftuan me përmbytjet ditët e fundit, por nuk u raportuan të plagosur apo vdekje.

Sipas stacioni televiziv kroat HRT, në qytetin Sisak, lumi Sava përmbyti stallat e një shoqate të kalërimit terapeutik, megjithatë, të gjithë kuajt u siguruan të padëmtuar.

Situata ishte gjithashtu e vështirë në Bosnjën veriperëndimore, pasi lumenjtë Una dhe Glina, shkaktuan përmbytje në qytetet Bihac, Velika Kladusa dhe Bosanska Krupa.

Komento: