
Në krye të bordit të Ujësjellësit është emëruar njeriu i VV-së.
Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme ka emëruar anëtarët e bordeve të ndërmarrjeve publike.
Qeveria në detyrë sot ka bërë publik anëtarët e përkohshëm për tri Ndërmarrje Publike.
Mirëpo kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është përkujdesur që pak para largimit të tij, të rehatoj në bordin e Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, një bashkëpartiak të tij.
I emëruari si kryesues i bordit të drejtorëve të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Mentor Hyseni, është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.
