Në krye të sektorit të pronës emërohet njeriu i Shpend Ahmetit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Në krye të sektorit të pronës emërohet njeriu i Shpend Ahmetit

20:49 | 21 Prill 2019

Zani bën pjesë në strukturat udhëheqëse në komunën e Lipjanit.

Emërimet politike për pozitat e stafit civil po vazhdojnë edhe më tutje në Komunën e Prishtinës.

Xhevdet Zani, i cili aderoi nga Lëvizja Vetëvendosje në Partinë Social Demokrate është punësuar në krye të një dikasteri në komunën që udhëhiqet nga kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti.

Mësohet se Zani bën pjesë në strukturat udhëheqëse në komunën e Lipjanit.

Ndërkohë, Komuna e Prishtinës e shpalli si më të mirin në konkursin “Udhëheqës i Sektorit për pronë, i shpronësimit dhe këmbimit, në kuadër të Drejtorisë së Pronës”.

“Komisioni përzgjedhës i shërbimit civil gjatë shqyrtimit të aplikacioneve ka verifikuar se gjithsej 2 kandidatë i kanë plotësuar kushtet për t’i ftuar ne testin me shkrim lidhur me pozitën – Udhëheqës i Sektorit për pronë, i shpronësimit dhe këmbimit, në kuadër të Drejtorisë së Pronës. Andaj KPSHC, ka propozuar emërimin e Xhevdet Zani me 78 pikë. Propozimi është miratuar nga Kryetari i Komunës, si udhëheqësi më i lartë administrative, pa ndonjë vërejtje”, thuhet në vendim e komunës.

Lajmi ka gjetur se Zani ka qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe nën petkun e këtij subjekti ka garuar edhe për asamblist në Lipjan.

Madje, gjatë qeverisjes së VV-së, ai ishte punësuar në Komunën e Prishtinës si zyrtar për pronë komunale, por pas ndarjes së VV-së, ai kishte kaluar në PSD dhe tash është ngritur në detyrë nëpërmjet konkursit publik.

Komento: