Në Kukës inaurugohet busti i Hasan Prishtinës

08:04 | 26 Dhjetor 2023
ne-kukes-inaurugohet-busti-i-hasan-prishtines

Në Kukës, sot do të bëhet inaugurimi i bustit të heroit, Hasan Prishtina.

Ky aktivitet nis nga ora 14:00 dhe realizohet nga Bashkia e Kukësit, në bashkëpunim me Fondacionin “Hasan Prishtina”.

Ndërkohë eshtrat e Hasan Prishtinës prehen në varrezat e dëshmorëve të qytetit të Kukësit. Vite më parë Kosova kërkoi nga Tirana zyrtare kthimin e eshtrave të Hasan Prishtinës dhe të prehen pranë Ibrahim Rugovës dhe Adem Demaçit./FrontOnline/

Komento: