Në kundërshtim me Kushtetutën, me veç 64 deputetë në sallë, VV e fillon votimin për Presidentin

21:48 | 27 Prill 2026

Në kundërshtim me Kushtetutën, në Kuvendin e Kosovës ka a nisur votimi për dy kandidatet për presidente të Kosovës, Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha, shkruan Reporteri.

Në sallë janë të pranishëm vetëm deputetët e shumicës, përkatësisht 64 deputetë. Ata të opozitës po e bojkotojnë seancën.

Edhe sipas Kushtetutës, edhe sipas Aktgjykimit të Kushtetueses, nevojiten 80 deputetë në sallë që të fillojë raundi i parë i votimit.

Votimi për president bëhet me votim të fshehtë.

Në rundin e parë dhe të dytë kërkohen dy të tretat e votave, ndërkaq në rundin e tretë kërkohen 61 vota për president.

Komento: