Në Kuvendin komunal të Preshevës, ka pasur dhunë.
Seanca e Kuvendit Komunal të Preshevës është zhvilluar nën tensione.
Siç raporton RTV Presheva këshilltarët komunal që nga fillimi e kishin devijuar debatin duke folur për tema jashta rendit të ditës.
Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi i cili gjatë diskutimeve të tij ishte mjaftë i ashpërt ndaj oponentëve politik, ndërsa në fund të seancës doli para kryesisë së kuvendit ku fillimisht shkuli mikrofonin e më pas gjuajti me ujë dhe ja grisi dokumentat kryetarit të Kuvendit Sami Salihut.