Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë po vazhdon në ditën e 18-të .
Forcat ukrainase të sigurisë rrëzuan një dron në Kyiv të shtunën pasdite, sipas zyrtarëve dhe dëshmitarëve, përcjell Gazeta Express.
Thuhet se droni kishte tre kilogramë eksploziv. Ai u shkatërrua në lagjen Podil të Kyivit dhe gjithçka shkaktoi një zjarr të vogël.
Lokacioni i imazheve të postuara në Twitter u konfirmua nga BBC.