Në liqenin e Batllavës derdhen ujërat e zeza

18:10 | 18 Janar 2020

Liqenet e Kosovës, po rrezikohen të ndoten.

Kanalizimet e banorëve të Orllanit derdhën në Liqenin e Batllavës.

Ndërkohë, liqeni i Badovcit është duke u rrezikuar nga ndërtimet që planifikohen të bëhen.

Në shumë liqene të Kosovës që përdoren për ujë të pijshëm, derdhen ujërat e zeza të banorëve që jetojnë përreth. Një plan i fundit për ndërtimin e një lagjeje banimi afër Liqenit të Badovcit, në periferi të Prishtinës, ka shkaktuar pakënaqësi te pjesëtarët e shoqërisë civile që thonë se liqeni do të ndotej edhe më shumë.

Komento: