Në listë Milan i ka këta dy lojtarë

00:00 | 12 Janar 2019

Siç është shpjeguar nga Leonardo vetë gjatë konferencës për shtyp dje, tregu i Milanit është ngadalësuar, pasi pothuajse gjithçka varet nga rezultati i situatës së UEFA-s përcjell ORAinfo.

Rossonerët do të takohen me UEFA-n për të mësuar më shumë rreth situatës, pasi kanë vendosur të apelojnë edhe vendimin e dytë në CAS.

Sidoqoftë, menaxhmenti i ka vënë në shënjestër dy lojtarët në veçanti: Stefano Sensi i Sassuolu dhe Yannick Carrasco i Dalian Yifang.

Mbetet të shihet se cilin lojtar mund ta rrëmbejnë rossonerët./ORAinfo/

Komento: