Janë shënuar edhe 82 raste të reja me koronavirus në Mal të Zi.
82 raste të reja të infektimit me COVID-19 janë shënuar sot në Mal të Zi.
Sipas njoftimit, këto rezultate kanë dalë nga 561 mostra të marra në 24 orët e fundit.
Ndërkaq nuk është raportuar për vdekje. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara që nga fillimi i qershorit është 34.
Numri i përgjithshëm i rasteve aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 2040.
Një rast i ri është shënuar edhe në Ulqin.