
Ishe ndër komunat me të prekura nga koronavirusi.
Në Malishevë deri më tani janë shëruar 75 persona të prekur me COVID-19 dhe ka mbetur vetëm edhe një rast aktiv, kështu thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës.
“Edhe sot nga Komuna e Malishevës, nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19 dhe kjo është konfirmuar në komunikimin zyrtar në mes të komunës dhe IKSHP-së”.
“Gjendja aktuale me COVID-19, në Komunën e Malishevës është kjo: 77 të prekur me COVID-19, prej tyre 75 janë shëruar, një rast është aktiv dhe një rast i vdekjes”, thuhet në njoftim.