Në Maqedoni rëndohet gjendja, 8 të vdekur dhe 134 raste të reja me COVID-19

13:42 | 16 Qershor 2020

Rëndohet gjendja në Maqedoni, 8 të vdekur dhe 134 raste të reja me COVID-19.

Tetë pacientë kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veroiut si pasojë e infeksionit COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë informon se nga 1173 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, 134 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 34 pacientë të shëruar brenda 24 orëve.

Komento: