Në Maqedoninë e Veriut nuk raportohen raste të reja me ethet e Nilit Perëndimor

16:35 | 02 Gusht 2026
ne-maqedonine-e-veriut-nuk-raportohen-raste-te-reja-me-ethet-e-nilit-perendimor

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se nuk janë regjistruar raste të reja të konfirmuara me ethet e Nilit Perëndimor, ndërsa situata epidemiologjike në Gostivar mbetet stabile dhe është nën monitorim të vazhdueshëm nga institucionet kompetente.

Sipas të dhënave të publikuara nga kjo ministri, gjatë 1 gushtit janë regjistruar gjithsej 57 kontrolle të para mjekësore, që është për tre më pak krahasuar me një ditë më parë, kur ishin evidentuar 60 kontrolle.

Autoritetet shëndetësore në Shkup kanë bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur hospitalizime të reja.

Deri më 1 gusht janë regjistruar gjithsej 1.041 paraqitje zyrtare për sëmundje ngjitëse, ndërsa janë përgatitur edhe 734 anketa të reja epidemiologjike.

Autoritetet maqedonase kanë theksuar se vazhdon të ndjekin nga afër situatën epidemiologjike dhe mbeten në koordinim me institucionet përkatëse për ndërmarrjen e masave të nevojshme në mbrojtje të shëndetit publik.

Komento: