Në Maqedoninë Veriore 3 viktima dhe 1 mijë e 400 raste të reja me COVID-19

20:11 | 26 March 2021

Në Maqedoni mijëra raste brenda ditës.

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4.277 teste të kryera janë regjistruar 1.422 raste të reja me Covid-19.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 457 pacientë, transmeton Alsat.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 33 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 124.910 raste, prej të cilëve 103.831 janë shëruar, kurse 3.607 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka raste aktive 17.472.

Komento: