Në mbrëmje dalin rezultatet për disa raste tjera të dyshuara me koronavirus

15:59 | 16 Mars 2020

Dyshime të tjera për të infektuar me koronavirus, në mbrëmje dalin rezultatet.

Mostra të reja të pacientëve të cilët dyshohet se janë prekur nga virusi Covid-19, ose i njohur ndryshe si koronavirusi, janë duke u analizuar në IKSHP. Rezultatet e këtyre analizave pritet të dalin në orët e para të mbrëmjes së të hënës

Në Klinikën Infektive të QKUK-së ka një numër të konsiderueshëm të pacientëve të cilët janë pranuar me dyshimet se janë prekur nga koronavirusi. Analizat për ta janë marrë si dhe janë duke u punuar në ambientet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Ndërkaq, në Kosovë janë regjistruar edhe katër raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 13 numrin e personave të infektuar.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitita, tha se katër rastet e reja janë nga fshati Stubëll i Vitisë, familjarë të një pacienti të diagnostikuar si pozitiv me koronavirus, më 13 mars.

“E gjithë familja ka qenë në vetizolim dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë testimin edhe të familjarëve të tjerë”, shkroi në Facebook ministri Vitia.

Ndërkaq, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës nga data 08.02.2020 deri me 14.03.2020, ka testuar gjithsej 207 mostra të dyshimta për koronavirusin e ri SARS-CoV-2.

Prej tyre janë konfirmuar trembëdhjetë raste të prekur nga Covid-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi.

Ndryshe në klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë gjithsej 125 shtretër. Prej tyre vetëm gjashtë kanë respiratorë. Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë infektologu, Valbon Krasniqi.

Respiratorët përdoren për filtrimin e ajrit nga ndotësit te pacientët që janë të prekur nga sëmundjet e rënda.

Komento: