Në mesin e viktimave të tërmetit është edhe e fejuara e djalit të kryeministrit Rama

16:34 | 27 Nëntor 2019

Shqipëria u godit mëngjesin e së martës nga një tërmet i fuqishëm.

Me epiqendër në Durrës, dhe me forcë 6.4 ballë tërmeti shkatërrues deri më tani rezulton të ketë marrë 27 jetë e ka lënduar mbi 650 shtetas.

Ndër viktimat, është edhe një vajzë e cila është një njerëzit më të afërt me kryeministrin Rama.

Bëhet fjalë për një vajzë me të cilën djali i kryeministrit ka pasur një lidhje dashurie.

Këtë lajm të hidhur e ka konfirmuar vetë Greg me anë të një postimi në Instagram ku shpreh ngushëllimet e thella në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Mes viktimave të shumta nga kjo fatkeqësi natyrore edhe një njeriu im i së bashku me vëllanë e saj, mamin dhe babin janë gjetur nën rrënoja.

Vetëm dy trupa janë nxjerrë deri tani nga gërmadhat e asaj që u shpall ditë zie kombëtare.

Ngushëllimet e mia shkojnë për të gjithë viktimat e kësaj fatkeqësie”, -shkruan djali i Edi Ramës.

Komento: