Në minutat e fundit Sadiku largohet nga Levante, befason me klubin e ri

09:17 | 03 Shtator 2019

Armando Sadiku ka ndërruar skuadër.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Armando Sadiku, do të nisë një aventurë të re në Spanjë.

Sadiku këtë sezon do të luajë për Malagën, i huazuar nga Levante pa të drejtë blerjeje.

Malaga në orët e fundit të merkatos nuk arriti dot të regjistronte japonezin Okazaki, blerjen më të rëndësishme të kësaj vere dhe afroi plot 3 futbollistë: Sadiku, Benkhemassa dhe Lorenzo González.

Sipas “AS”, të tre këta futbollistë do të marrin pagën minimale të vendosur nga liga spanjolle, që është 80 000 euro.

Komento: