Në momentin e fundit anulohet miqësorja e planifikuar mes Milanit dhe Juventusit

22:56 | 19 Korrik 2021

Anulohet miqësorja e planifikuar mes Milanit dhe Juventusit.

Një miqësore e planifikuar midis Milanit dhe Juventusit më 24 korrik është anuluar, pasi në vend të kësaj Rossonerët do të përballen me Modenan.

Të dy gjigantët e Serie A pritej të masnin forcat vetëm disa javë para se të fillonte sezoni 2021-22, në fundjavën e 22 gushtit, përcjell Gazeta Express.

Dy ekipet nuk mundën të dakordoheshin për një vend, dhe sot u njoftua se loja nuk do të zhvillohej.

Stefano Pioli dhe Milani në vend të kësaj do të presin Modenën në terrenin Milanello më 24 korrik.

Komento: