Në moshën 18-vjeçare vdes sportistja e njohur

11:33 | 09 January 2023

Mundësja e talentuar e MMA-s, Victoria Lee ka vdekur në moshën 18-vjeçare.

Arsyet e vdekjes së Lee ende nuk janë zbuluar.

Vdekja e Victoria Lee, e cila ndodhi më 26 dhjetor, u konfirmua nga motra e saj, Angela:

“Victoria ishte shpirti më i bukur që ka jetuar ndonjëherë. Ajo ishte motra e vogël më e mirë në botë. Vajza më e mirë, mbesa më e mirë dhe tezja më e mirë”, shkruan Angela. “Shumë na mungon motra e vogël. Më shumë se sa mund ta imagjinosh. Jemi të gjithë të dërrmuar. Sepse një copë jotja ishte në secilin prej nesh dhe kur u larguat, ato copa u grisën. Nuk do të jetë kurrë njësoj”, shkroi ajo.

Komento: