Në moshën 27-vjeçare vdes djali i kryetarit të klubit të futbollit kosovar

12:25 | 22 Mars 2020

E dhimbshme ndërron jetë në moshën 27-vjeçare djali i kryetarit të klubit të futbollit kosovar.

Kryetari i klubit KF Dardanët nga Komuna e Gjakovës, Zymer Islami, ka humbur djalin e tij, Lirikun.

Ai ndërroi jetë dje në moshën 27-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit kuqezi.

Ngushëllime familjes Islami i ka bërë KF Gjakova.

Po ashtu, një gjë të tillë e kanë bërë edhe shumë futbollistë tjerë nga qyteti i Gjakovës, që luajnë nëpër skuadra të ndryshme në Kosovë, duke e kujtuar Lirikun si një djalë të edukuar e të urtë.

Më poshtë njoftimi i plotë i KF Gjakovës:

“Ne si kryesi e KF Gjakova dhe të gjithë futbollistët e të gjitha grupmoshave të klubit:

Shprehim ngushllimet më të sinqerta për humbjen e birit të tij Lirik Islami në moshën 27 vjeçare, kryetarit të KF Dardanët, Zymer Islamit”, njofton Gjakova.

Komento: