Në moshën 72 vjeçare, vdes kryetari i parlamentit

15:39 | 20 January 2020

Kryetari i parlamentit çek, Jaroslav Kubera ndërroi jetë sot papritur në Teplice.

Ai vdiq krejt papritur në moshën 72 vjeç. Shkaku i vdekjes thuhet të ishin disa probleme shëndetësore, por që nuk u shpjeguan më shumë. Sipas burimeve të televizionit çek, Kubera vuajti nga nauze dhe vdiq pas transportit për në spital.

Nënkryetari dhe kreu i grupit të ODS, Milos Vystrcil njoftoi për vdekjen e tij. Kubera ishte i njohur për deklarat e tij ndonjëherë të diskutueshme. Ai ishte kryesisht kritik ndaj funksionimit të BE’së, subvencioneve, feministëve dhe lëvizjeve mjedisore.

Ai ishte kryetar i Komunës së Teplicës nga 1994 deri në 2018, dhe deputet nga 2000. Ai u bë zv.kryetar i senatit në 2016 dhe dy vjet më vonë, ai u zgjodh kryetar i parlamentit.

Komento: