Në motel vdes një 74-vjeçar nga Gjilani

09:46 | 25 March 2019

Një person ka humbur jetën në Gjilan.

Një 74 vjeçar ka ndërruar jetë në njërin nga motelet e Gjilanit. Ngjarja ka ndodhur të premten që e lamë pas.

Sipas të dhënave që posedon gazeta Express, personi, viti i lindjes (1945), derisa po qëndronte në një dhomë të motelit me një grua, ishte alivanosur. Kjo e fundit kishte lajmëruar policinë.

Policia bashkë me autoambulancën dhe ekipet tjera kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e personit në fjalë.

për këtë rast, gjatë ditës së djeshme ka raportuar edhe policia e Kosovës.

“Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar ishte alivanosur. Në vendin ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete”, kanë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës,

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.

Komento: