Në muajin e 8 të shtatzënisë, Arbenita poston foto me barkun e rrumbullakosur

19:02 | 06 Mars 2021

Arbenita Ismajli merr vëmendje me fustanin e ngjitur pas trupit teksa shfaq barkun e rrumbullakosur.

Modelja është në javët e fundit të shtatzënisë.

Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, është ndër modelet shqiptare më të përfolura, shkruan lajmi.net.

Ajo së fundmi ka rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve me paraqitjen e fundit në Instagram e cila ka joshur me linjat trupore ndonëse është në muajin e 8 të shtatzënisë.

Arbenita ka pozuar për kamerën me fustan të zi teksa në fytyrë shkëlqente me grim të lehtë dhe flokët i kishte larguar nga fytyra.

Modelja dhe reperi i njohur Fero së fundmi edhe janë kurorëzuar me martesë teksa çifti duken të lumtur si asnjëherë më parë.

Komento: