
Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismaili, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale me një postim të fundit në Instastory.
Bukuroshja u shfaq me një palë vathë në formë kryqi, detaj që nuk i shpëtoi fansave të saj. Ky aksesor u komentua menjëherë në rrjet, sidomos për faktin se jemi në ditët e fundit të muajit të Ramazanit.

Kujtojmë se Genta i përket besimit islam, prandaj për shumë ndjekës ky detaj u konsiderua një befasi.
Megjithatë, mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë vetëm për një dekor apo për ndonjë simbolikë më të thellë nga jeta e saj private.
