Në muajin gusht pati më pak konsum të energjisë elektrike në Kosovë

16:30 | 24 October 2022

Gjatë muajit gusht pati më pak konsum të energjisë elektrike në Kosovë.

Në muajin gusht 2022, prodhimi bruto nga termocentralet i energjisë elektrike ishte 447.18 GWh, Prodhimi Bruto nga Hidrocentralet energjisë elektrike ishte 4.37 GWh dhe Prodhimi Bruto nga Era dhe ajo Solare i energjisë elektrike ishte 20.49 GWh, njofton Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Gjatë muajit gusht energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 460.24 GWh, ndërsa konsumi i energjisë elektrike ishte 363.42 GWh ose 9.66% më i vogël sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak. Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 6.84%.

Ndërkaq, importi i energjisë elektrike në muajin gusht ishte 355.24 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 367.03 GWh.

Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 5.73 mijë ton, ose 2.49% më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak, thuhet në raportin e rregullt të ASK-së për muajin gusht.

Komento: