Në muajt e fundit të shtatzënisë, Elita shkëlqen me fustanin e bardhë

17:49 | 30 Dhjetor 2020

Elita Rudi shkëlqen me fustanin e bardhë në muajt e fundit të shtatzënisë.

Prezantuesja e njohur shqiptare, Elita Rudi, është duke shijuar muajt e fundit të shtatzënisë.

Bukuroshja, e cila numëron mijëra ndjekës në Instagram, është në pritje të një vajze me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko.
Ajo së fundmi ka realizuar një set të ri fotografik, në periudhën kur edhe është afër lindjes.

Zeshkania vjen e mrekullueshme, ndërsa për këtë fotosesion zgjodhi një fustan të bardhë.

Imazhi artistik është bërë nga fotografi i njohur shqiptar, Norik Uka, kurse për fustanin u përkujdes kreatori Valdrin Sahiti.

Rreth fotografisë, komplimentet dhe reagimet nuk munguan as nga fansat e ndjekësit që mban në rrjete sociale.

Elita dhe Gjiko ndërkohë janë prindër edhe të një djali të quajtur, Zëri.

Komento: