Në mungesë kuorumi përfundon seanca, Kuvendi shkon në pushim

21:00 | 04 Gusht 2022

Përfundon seanca në mungesë kuorumi.

Ka përfunduar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mungesë kuorumi për vendimmarrje, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca mbylli punimet e seancës së sotme.

Ai bëri të ditur se deputetët do të shkojnë në pushim deri në fillim të muajit shtator.

Në seancën e së enjtes, të zgjedhurit e popullit kanë miratuar një sërë projektligjesh, derisa disa prej tyre mbetën për sesionin vjeshtor, mes tjerash edhe shqyrtimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027.

Komento: