Pozita s’i ka votat për projektligje, në mungesë kuorumi seanca shtyhet për të hënën.
Kuvendi i Kosovës në mungesë kuorumi për t’i votuar dy projektligje, atë për përcaktimin e çmimit tavan për produktet elementare dhe projektligjin për mbështetjen e punëve publike, e ka ndërprerë seancën për ta vazhduar të hënën.
Në të dy këto projektligje morën pjesë jo më shumë se 58 deputetë, ndonëse të pranishëm në sallë ishin 70 deputetë.
Ndërsa, kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca tha seanca do të vazhdojë të hënën nga ora 10:00.