Në mungesë të mjekëve, drejtori i SHSKUK-së u shërben pacientëve – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Në mungesë të mjekëve, drejtori i SHSKUK-së u shërben pacientëve

11:23 | 24 Dhjetor 2018

Basri Sejdiu, Drejtori i Drejtori i SHSKUK-së ka bërë një gjest human.

Ai, ka veshur mantelin e bardhë dhe ka nisur ditën e punës në Ambulancën e Kardiologjisë në QKUK, për t’u dhënë shërbime pacientëve, në mungesë të mjekëve të akuzuar në rastin Stenta 2, ndaj të cilëve mbahet sot seanca gjyqësore e radhës.

Mbi 40 mjekë të spitaleve publike, shumica prej tyre kardiologë që punojnë QKUK, po përballen tash e dy vjet me drejtësinë, nën akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Drejtori Sejdiu ka shprehur dëshirën që të kontrollojë pacientët vetë, me qëllim që ata të mos kthehen prapa dhe të marrin trajtimin e duhur mjekësor.

“Po shihni që është një numër i madh i pacientëve. Drejtori i Kardiologjisë, i cili ka planifikuar mjekët, më është ankuar të premten se e hëna do të jetë më problematike, për shkak se një numër i madh i kardiologëve do të jenë në seancë gjyqësore”.

“Kam parë që një numër i madh i pacientëve është duke pritur dhe kam shprehur dëshirën që të jap kontributin tim, të kontrolloj pacientët, në mënyrë që mos të kthehen. Për mua nuk është një gjë e madhe, krahas punëve që i kam si drejtor, të jap kontribut edhe këtu, në ambulancën specialistike”, ka thënë Sejdiu.

Komento: