Në Natën e Bajramit, ferizajasi e bën gruan për spital

13:39 | 04 June 2019

Ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Ferizaj.

Një burrë nga Ferizaji e ka rrahur gruan e tij duke e bërë për spital. Te i dyshuari është gjetur konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë.

Përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili kishte ushtruar dhunë dhe kanosë bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare e cila si pasoj ka pranuar tretman mjekësor. Te i dyshuari është gjete dhe konfiskuar një pistoletë me pesë fishek, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë.

Komento: