Në natën e Vitit të Ri, Abelard Tahiri viziton djalin e Thaçit

22:50 | 31 Dhjetor 2020

Abelard Tahiri viziton djalin e Thaçit në natën e Vitit të Ri.

Ish-ministri i Drejtësisë dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri është takuar në natën e ndërrimit të moteve me Endrit Thaçin, të birin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Deputeti Tahiri ka vendosur që disa momente të natës së ndërrimit të moteve t’i kalojë së bashku me djalin e ish-liderit të PDK-së.

Aktualisht, ish-presidenti i vendit po qëndron në objektin e paraburgimit në Hagë, ku po akuzohet për krime lufte.

Komento: