Në natën e Vitit të Ri, disa pjesë të Istogut dhe të fshatrave përreth kanë mbetur pa rrymë – KEDS del me njoftim

19:38 | 31 Dhjetor 2024
ne-naten-e-vitit-te-ri,-disa-pjese-te-istogut-dhe-te-fshatrave-perreth-kane-mbetur-pa-rryme-–-keds-del-me-njoftim

KEDS ka njoftuar se shkaku i një prishjeje, disa pjesë në Istog dhe në disa fshatra përreth kanë mbetur pa rrymë.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se ekipet e KEDS’it ndodhen në terren për të eliminuar prishjen.

“Largpërçuesi Gurrakoci 35kV aktualisht është jashtë funksionit, shkaku i një prishjeje, duke afektuar një numër të caktuar të konsumatorëve të Istogut dhe disa fshatrave përreth.

Ekipet e KEDS-it ndodhen në terren për të eliminuar prishjen dhe besojmë shumë shpejt do të kthehet në funksion”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

Komento: