Në ndejen me gazetarë, Biden thumbon Putinn

14:07 | 02 May 2022

Në Uashtington është zhvilluar ndeja për gazetarë.

Pasi u anulua dy vite për shkak të pandemisë së koronavirusit, në Uashington u zhvillua darka e Shtëpisë së Bardhë për korrespondentët. Në mesazhin e tij, presidenti Joe Biden foli për gazetarët që raportojnë nga lufta në Ukrainë, duke theksuar se në ditët e sotme, shtypi i lirë ka më shumë rëndësi se kurrë.

Pasi u anulua për dy vite për shkak të pandemisë së koronavirusit si dhe u bojkotua nga Donald Trump gjatë mandatit të tij presidencial, në Uashington u zhvillua darka e Shtëpisë së Bardhë për korrespondentët.

Në darkë morën pjesë gazetarë, drejtues të medias, zyrtarë të administratës dhe shumë personazhe të njohur të jetës publike në vend.

Presidenti Joe Biden e nisi fjalimin me batuta rreth moshës së tij, anketat që vlerësojnë punën e administratës si dhe mbi mediat kritike. Por gjithçka mori një ton tjetër, kur zoti Biden foli për gazetarët që raportojnë nga lufta në Ukrainë.

“Ne të gjithë e kemi parë guximin e popullit ukrainas për shkak të guximit të gazetarëve amerikanë në këtë dhomë dhe kolegëve tuaj në mbarë botën, që janë në terren, që kanë marrë në dorë fatet e tyre. Ka një dezinformim masiv në rritje, ku e vërteta varroset nga gënjeshtra dhe gënjeshtrat jetojnë si të vërteta. Një gjë është e qartë shtypi i lirë është më i rëndësishëm se kurrë”, theksoi zoti Biden.

Nëpërmjet humorit zoti Biden dha edhe një mesazh për presidentin rus, teksa i tha komedianit Trevor Noah se mund të bënte batuta me presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe “ai nuk do të shkonte në burg, si në Moskë”.

Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë u themelua në vitin 1914 dhe ka zhvilluar darka pothuajse çdo vit që nga viti 1921, për të festuar me gazetarët që mbulojnë presidencën. Darka vjetore mbledh fonde për bursa universitare.

Zoti Trump ishte i pari president amerikan që nuk mori pjesë për 4 vite në këtë aktivitet. Përpara tij, edhe Ronald Reagan nuk mori pjesë në një darkë të tillë pasi po merrte veten pas një atentati ndaj tij në vitin 1981.

Komento: