Në nderim për viktimat e 11 shtatorit, objekti presidencial mbulohet me flamurin amerikan

20:30 | 11 Shtator 2022

Sot është përkujtuar sulmi terrorist i 11 shtatorit.

Objekti i Presidencës së Kosovës është mbuluar me flamurin amerikan.

Kjo në nderim të viktimave të 11 shtatorit.

“Objekti i Presidenca e Republikës së Kosovës/Kuvendit është ndriçuar me flamurin e SHBA-ve, në nderim të viktimave të 11 shtatorit 2001”, thuhet në njoftim.

Në vitin 2001, gati 3 mijë njerëz ishin vrarë si pasojë e sulmeve terroriste.

Bota ishte shokuar, duke e parë një nga sulmet më të tmerrshme terroriste në histori të njerëzimit.

Komento: