Në ndeshjen e parë të Premierligës, Xhaka pëson lëndim të rëndë

21:46 | 17 June 2020

Xhaka i pafat, pëson lëndim të rëndë në ndeshjen e parë të Premierligës.

Granit Xhaka ka qenë i pafat që në ndeshjen e parë pas rifillimit të sezonit në Premierligë.

Mesfushori me prejardhje nga Kosova, ka pësuar një lëndim jo të lehtë, dhe është detyruar të largohet që nga minuta e 7’ në ndeshjen që po zhvillohet në ‘Etihad Stadium’, mes Manchester City dhe Arsenal.

Pritet që shumë shpejt, Arsenal të bëjë një njoftim fillestar rreth lëndimit të Xhakës.

Në vend të tij, Mikel Arteta ka vendosur të inkuadrojë në lojë Daniel Ceballos.

Komento: