Në një bankë në Graçanicë deponohen mbi 6500 euro, dyshohet se janë të falsifikuara

09:00 | 28 Dhjetor 2023
ne-nje-banke-ne-gracanice-deponohen-mbi-6500-euro,-dyshohet-se-jane-te-falsifikuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Graçanicë në një bankë janë deponuar 6590 €, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Këto mjete janë deponuar nga klientë të ndryshëm.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori.

Njoftimi i plotë:

Preoc, Graçanicë  27.12.2023-09:20.  Dy ankuese femra  kosovare-zyrtare të bankës, kanë raportuar se kohët e fundit, nga klient të ndryshëm janë deponuar monedha metalike të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, gjithsejtë 3295 x 2€ në vlerë 6590 €, të cilat janë konfiskuar për ekzaminime të mëtutjeshme. Është njoftuar  prokurori./Front Online

Komento: