Në një bankë në Prishtinë deponohen 462 euro, dyshohet të jenë të falsifikuara

08:55 | 16 Nëntor 2023
ne-nje-banke-ne-prishtine-deponohen-462-euro,-dyshohet-te-jene-te-falsifikuara

Në një bankë në Prishtinë janë deponuar 462 euro monedha dhe kartëmonedha që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Rastin në Polici e ka raportuar ankuesi mashkull kosovar.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë paratë janë sekuestruar nga policia për hetime të mëtutjeshme.

Ndërsa, nuk raportohet për të arrestuar.

Njoftimi i plotë:

FALSIFIKIM I PARASË

Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 10.11.2023. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se, nga klientë të ndryshëm janë deponuara në bankë 462 € monedha dhe kartëmonedha të ndryshme që dyshohet se janë të falsifikuara. Paratë janë sekuestruar nga policia për hetime të mëtutjeshme. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime.

Komento: