Në një intervistë në Serbi kishte thënë që nuk ndjehet shqiptare, aktori i njohur i reagon ashpër Edones: Ajo duhet…

13:32 | 24 Janar 2024

Banorja e Big Brother Vip Kosova 2, Edona James kohë më parë për një televizion serb kishte deklaruar se “nuk ndihem shqiptare”.

Kjo deklaratë e saj e ka shtyrë aktorin e njohur kosovar, Jeton Zogiani të reagojë.

Ai në intervistë për Insajderi ka sqaruar edhe njëherë se për çka saktë po e kritikon Edonën.

“E kam një problem kombëtar me të…”, thotë ai mes tjerash derisa refuzon t’ia përmend emrin.

Gjatë intervistës ai ka folur edhe për orientin seksual të James, më saktë për vendimin e saj, që nga burrë të bëhet gruaja.

Komento: