
Adelinës dhe Valit po iu mungojnë pushimet, me ç’rast kanë publikuar një foto hot të bërë gjatë pushimeve vitin e kaluar.
Një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar, Adelina Ismaili dhe Vali Krasniqi kohë pas kohe publikojnë fotografi të përbashkëta me njëri-tjetrin.
Siç duket çifti po ndjen nostalgji për verën dhe pushimet, kështu së paku po kuptohet nga postimi i Valit në Facebook.
Ai shihet i lumtur përkrah gruas Adelinës, teksa po shijonin pushimet në Greqi.

Adelina dhe Vali janë edhe prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Uliks.
