Ky mural është bërë në një spital ushtarak në Ukrainë
Kosova e ka përkrahur Ukrainën në luftën e fundit me Rusinë.
Një spital në Ukrainë është “dekoruar” me një mural me ngjyrat e flamurit të Kosovës.
Bëhet fjalë për spitalin ushtarak të Zaporizhias, në murin e të cilit kanë zënë vend ngjyrat e flamurit me mbishkrimin “Kosova e mbështet Ukrainën”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ky mural vjen në shenjë falënderimi për ndihmat që shoqëria civile në Kosovë i ka dërguar Ukrainës.