Në një vit e gjysmë në Qeveri, Kurti tregon ato që i konsideron suksese

22:00 | 23 Shtator 2022

Kurti Qeverinë e tij po e cilëson si të suksesshme.

Kryeministri Albin Kurti ka dalë me një postim të gjatë në Facebook, ku ka renditur ato që ai i konsideron arritje gjatë një vit e gjysmë qeverisje.

Postimin e ka filluar rritjen ekonomike. Ka thënë se edhe përkundër krizave globale shëndetësore dhe energjetike, Kosova kishte rritjen më të madhe ekonomike në rajon, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ka vazhduar me Pakon e Ringjalljes Ekonomike, për të vazhduar me rritjen e të hyrave të Doganës, ATK’së dhe eksporteve.

“Të hyrat e Doganës dhe ATK-së janë rritur për 30.8% dhe 28%, respektivisht, dmth. të dyja gati trefish më shumë se rritja e Bruto Produktit Vendor. Të hyrat e ATK-së për periudhën janar-gusht 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë në 2021, janë 22.2% më të larta. Eksportet u rritën për 83.6% vitin e kaluar kurse këtë vit kemi rritje për 29% krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar”, ka shkruar Kurti.

E ka përmendur edhe nënshkrimin e marrëveshjes 200 milionë dollarëshe me MCC.

Komento: